Në bashkëpunimin me Down Syndrome Kosova, ndër tjera, krijuam dhe menaxhuam fushata për aktivitetet dhe projektet e pesë degëve të shoqatës.
Me përzierjen e mediumeve të ndryshme, promovuam vazhdimisht potencialin e personave me sindromën Down, ndërsa përmes krijimit të strategjisë pamore dhe foljore, shoqata Down Syndrome Kosova duket dhe njihet për më e strukturuar.