Germa rrëfen përvojën e lidhjes me shkronjat, nisur nga momenti i njohjes me to deri te mësimi i vazhdueshëm i tyre në institucionet parashkollore, shkollat e hershme, të lartat dhe në edukimin joformal.
Përmes stilistikës, përkrahë lexuesit në zhvillimin e aftësive gjuhësore, ndërsa i frymëzon të lidhin mendimet që të gjejnë magjinë e shkronjave.
Nëpërmjet tregimit, shfrytëzimit të teknikës digjitale të vizatimit me thëngjill dhe përdorimit të qasjes minimaliste në dizajn, libri mundëson përjetim të natyrshëm.
Lidhja me shkronjat është më shumë se një proces mësimi, ajo shpreh thellësinë e përvojës. Si e tillë, sjell një pasqyrim të fuqisë së simboleve të krijuara nga mendja njerëzore dhe bëhet shkak i ndërgjegjësimit.
Ky botim shërben si mjet për tejkalimin e të zakonshmes dhe si udhëzues për gjithëpërfshirje.